http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kandidati për kryetar të PD-së Eduard Selami, nuk ka kursyer sulmet në adresë të kryetarit në detyrë të partisë. Gjatë një takimi me anëtarësinë e Beratit dhe Kuçovës, Selami tha se Basha, është lider i dështuar dhe që braktis premtimet.?Diferenca me e madhe është mes të thënës dhe të bërës. Kur e dëgjon zotin Basha, thua lum si unë por kur e sheh ne PD thua mjerë si ne. Nuk mund te qahesh, i njeh nga pikëpamja teorike si funksionon një demokraci bashkëkohore. Por 4 vite më vonë jemi me larg se kurrë. Pse? Sepse ai nuk i zbatoi ato që premtoi.?Ndërkohë që për Lulzim Bashën, projekti synon fuqizimin e qytetarit dhe anëtarit të thjeshtë të PD.?Ashtu siç e thashë kur dorëzova listën për deputetë, se kjo duhet të jetë hera e fundit që kryetari i PD, në bindjen time do të dorëzojë një listë të tillë. Se tashmë, për të gjithë vendimmarrjet e rëndësishme ne duhet të aplikojmë parimin më demokratik për të kaluar në një sistem një anëtar-një vote, për përzgjedhjen e çdokujt që do të mbajë peshën e përfaqësimit të demokratëve dhe Partisë Demokratike.?Në takime të ndara, ndërsa Selami kërkoi dorëheqjen e Bashës nga posti i kryetarit, ky i fundit, tha se dëshiron të vijojë betejën politike, në krye të PD.?Vij t?ju kërkoj të vazhdoj këtë betejë me ju, për demokratët e Shqipërisë dhe gjithë shqiptarët e ndershëm që janë gati të na bashkohen në një luftë, jo për kolltuqe dhe privilegje, por për ndryshim. Bejetë, që ka dhe mund të ketë vetëm një përfundim, siç na mëson historia e vendit tonë dhe historia e civilizimit tonë, e ky përfundim do të jetë fitorja e vlerave të cilat sot e kanë shtëpinë vetëm në një forcë politike dhe në zemrat e anëtarëve të vetëm të një shtëpie politike, që janë demokratët shqiptarë dhe Partia Demokratike e Shqipërisë.??Dorëheqja do të ishte një veprim qe do t?i shërbente atij vetë por dhe PD. Do i hapte rrugë një procesi të lirë. Prapë nuk është vonë të dorëhiqet, pasi kandidatin përballë e ka shumë të mirë dhe do ta lërë partinë në dorë të mirë dhe të sigurt.?Dy kandidatët për kryetar të PD-së vijojnë takimet me anëtarësinë, deri ditën e shtunë, kur të gjithë demokratët do të votojnë për kryetarin e ri.