http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Infrastruktura e munguar ka bere qe personat me aftësi ndryshe ne 25 qershor, ditën qe u zhvilluan zgjedhjet, te kishin vështirësi per te votuar. Per Geldin, Ilberin dhe Doljanen, është dashur asistenca e personave te tjerë, qe ata te shprehin vullnetin e tyre me vote.Drejtoresha e Fondacionit Shqiptar per te Drejtat e Personave me Aftësi te Kufizuar, Blerta Cani, thote se nga monitorimi ne 117 qendra votimi ne qarqet, si: Tirane, Elbasan, Vlore e Shkodër, u identifikuan problematika te shumta, nder to mospërshtatja e dhomës se votimit per personat me aftësi ndryshe.Ky raport i publikuar rekomandon qe ne zgjedhjet e ardhshme, te gjitha qendrat e votimit te jete te përshtatura per votuesit dhe se KQZ, duhet te ketë fushata ndërgjegjësimi.