Ish-kreu i Hipotekave Ilirjan Muho do të dëshmojë në procesin ndaj Emiliano Shullazit i akuzuar nga Ylvi Beqaj për kërcënim e gjobvënie.
Prania e Muhos si dëshmitar në këtë proces u kërkua nga Prokuroria e Krimeve të Rënda e cila sqaroi se kërkon dëshminë e Muhos për të hedhur dritë mbi pretendimet e Ylvi Beqajt se ka takuar Muhon sëbashku me Emiliano Shullazin dhe kanë diskutuar për regjistrimin e ish hotel Vollgës si pronë.
Ndërkohë gjykata pranoi që në këtë proces që do të rinis më 12 shtator të dëshmojnë shtetasit Elvis Martini, Besnik Musai, Romeo Tarja, Luan Leka, Fejzi Kodra, Luljeta Kodra si dhe Merita Qato.
Gjatë seancës të kësaj të marte u dëgjuan deh dëshmitë e të njohurve si tregtarët që akuzojnë Ylvi Beqajn për mijëra euro borxhe të pakthyera.
Mes tyre ishte dhe Sali Cangu i cili i qëndroi në gjykatë deklarimeve të mëparshme se Ylvi Beqajt i ka dhënë 150 mijë euro por ai jo që s'ja ka kthyer por i ka fikur telefonin duke e future në konflikt dhe me bashkëfshatarët e tij.