Ora News – ‘Vollga’, në gjyqin ndaj Shullazit thirret ish-kryeregjistruesi Muho

Ora News Lajme 2017-07-25

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ish kreu i hipotekave Ilirjan Muho do të jetë dëshmitari i radhës që do të dëshmojë në Gjykatën e Krimeve të Rënda në procesin ndaj Emiljano Shullazit dhe anëtarëve të tjerë të bandës.
Pas kërkesës së prokurorisë trupi gjykues ka pranuar të thërrasë Muhon në cilësinë e dëshmitarit në lidhje me pronesine e ish hotel Vollges, ndërsa krahas tij ne gjykatë do të dëshmojne edhe pronarët shqiptar të ish hotelit Fejzi Kodra dhe Luljeta Kodra.
Gjatë seancës së kaluar, ish-kryeregjistruesi i Durrësit, Jurgis Çyrbja, deklaroi se kishte diskutuar disa here me kryregjistruesin Ilirjan Muho për këtë çështje.
Procesi do të zhvillohet në 12 shtator për shkak të pushimeve të veres .
Ndërkohë në seancën e kesaj here u paraqit para gjykatës noterja Drita Pepi, e cila u pyet për noterizimin e dy aktmarrëveshjeve në zyrën e saj mes Ylvi Beqajt dhe Emiljano Shullazit.
Pepi tha se kjo kishte ndodhur në vitin 2014 dhe se nënshkrimi i kontratave ishte bërë me vullnet të dyja palëve.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/vollga-ne-gjyqin-ndaj-shullazit-thirret-ish-kryeregjistruesi-ilirjan-muho/

Share This Video


Download

  
Report form