Kishte shkuar për të kaluar pushimet në Borsh të Sarandës, por pas një konflikti me disa shtetas të tjerë Premtim Bega 31 vjec humb jetën.
Ndaj Begës është qëlluar 7 herë me thikë ndërsa policia ka mundur të zbardh ngjarjen duke arrestuar tre të dyashuarit si autorë të vrasjes. R.Sh 19 është arrestuar i pari nga blutë i fshehur në një banesë në afërsi të Sarandës, ndërsa pak orë më vonë policia ka arrestuar edhe shtetasun Thanas Hodo dhe Xhonatan Muçaj, si të përfshirë në këtë ngjarje.
Në këtë ngjarje të plagosur kanë mbetur dhe Ednold Ormanaj 23 vjec dhe një tjetër person me inicialet D.K 24 vjec. Ky konflikt ka nisur pas një grindje mes të rinjëve në një lokal nate duke përfunduar më pas me viktima.
Sipas policisë, shkak për këtë ngjarje është bërë një konflikt banal.
Viktima Premtim Bega ka qenë duke kaluar me makinë pranë lokalit ku po rrinin autorët.
Për shkak të shpejtësisë, nga rruga e prishur është ngritur pluhur. Ky veprim iu është dukur i qëllimshëm autorëve, të cilët kanë ofenduar dhe më pas janë konfliktuar fizikisht me viktimën.
Në sherr e sipër, një prej autorëve ka marrë thikë në lokal ndërsa të tjerë mjete të forta dhe kanë nisur të qëllojnë mbi 31 vjeçarin duke i marrë jetën.