Ora News - Debati për çmimin e ujit, Salianji: PD-LSI betejë kush do të bëjë opozitë

Ora News Emisione 2017-07-27

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Debati për rritjen e çmimit të ujit është sebepi i fillimit të një gare mes PD dhe LSI se kush do të bëjë opozitë. Kështu ka deklaruar këshilltari i PS në këshillin bashkiak, Eridian Salianji. I ftuar në studion e lajmeve të Ora News, Salianji tha se votimi për rritjen e çmimit të ujit është i ligjshëm.
Salianji: Në momentin që u hap mbledhja kanë qenë rreth 45 këshilltarë, kanë qenë këshilltarët e PS, PDIU, FRD, PD, disa të LSI dhe mbledhja u hap me numrin e nevojshëm. Më pas ikën të PD dhe në sallë ngelën 31 këshilltarë të cilët e bëjnë vendimarrjen e këshillit bashkiak 100% të vlefshëm dhe të ligjshëm. Sot kjo nuk po diskutohet, sot po diskutohet në këto deklarimet e palëve, nuk besoj se ka lidhje me vendimin që u mor në bashkinë e Tiranës. Ky vendim për ujin e pijshëm besoj se është sebepi i fillimit të një gare të dy forcave politike se cila do ta bëjë opozitën më mirë PD apo LSI, sepse nëse do të kishin arsye ne do ta dinim më parë. Arsyet e LSI i kuptuam një ditë më parë, të PD thjesht nga media dhe ata një forcë opozitare korrekte, që vërtet respektin vullnetin e qytetarëve vjen në sallën e këshillit bashkiak thotë argumentat përse nuk është dakord me vendimin, por në asnjë moment nuk mund të bojkotojë institucionin. Bojkoti është tregues i një opozitë që nuk ka çfarë të thotë, por e vetmja gjë që mund të bëjë është të bojkotojë me arsyetimin se bojkotuam nuk do bëhet mbledhja. Në diskutimet e LSI prandaoj i morëm seriozisht sepse me seriozitet i paraqiti, me seriozitet i diskutoi dhe arriti në përfundimin që ne ja pranuam, kurse PD nga mikrofoni i medias hidhte disa pretendime që e quante vendimin të padrejtë në lidhje me rritjen e cmimit të ujit. Unë do të thoja që opozita bëhet në institucione dhe jo në rrugë. Ka ikur koha që në rrugë të bësh opozitë Ju e shikoni që votimi ka qenë i brishtë, 31 vota. Një opozitë konstruktive që ka ndërmend që ti mbushë mendjen qytetarëve në lidhje me pretendimet e saj mund të vinte në këshill bashkiak, të hidhte prendimet, për një votë është lozur dhe mund të kishte fituar ?betejën? e saj por do të thoja që po ta kishin qëllimin tek vendimi do rrinin në sallë. Por qëllimi është që dy forcat politika kanë zgjedhur kush do bëjë opozitën.
Salianji tha nuk e kuptan arsyen përse LSI u tërhoq nga vendimi, ndërkohë që kërkesat e tyre u pranuan.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/debati-per-cmimin-e-ujit-salianji-pd-lsi-beteje-kush-do-te-beje-opozite/

Share This Video


Download

  
Report form