Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, inspektoi fillimin e punimeve për ndërtimin e 22 rrugëve të bllokut që kufizohet nga Rr. ?Bashkim Kodra? - ?Shkretëve? - ?Shpëtim Zajmi? - ?Spahiu? - ?Ali Shefqeti?, në zonën e re të Shkozës.
Duke u ndalur te ky investim i rëndësishëm për këtë pjesë të qytetit, Veliaj tha se është një tjetër premtim i mbajtur, duke siguruar qytetarët se Bashkia e Tiranës është e fokusuar tek puna.
?Jam i lumtur sepse isha këtu ditën e fundit të fushatës dhe gjithmonë njerëzit kanë atë skepticizmin dhe thonë: A do të kthehen ndonjëherë?! Më vjen mirë që një muaj më pas kthehemi po te kjo zonë me një investim të filluar, me një premtim të mbajtur brenda muajit, për të siguruar çdo njeri, që kush votoi për punën, punë do të marrë, kush votoi për llafet dhe për gjumin gjumë, do të marrë llafe. Ndaj, besoj që kemi bërë vendimin e duhur?, tha ai.