Shtohen patrullat për parandalimin e aksidenteve - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-07-29

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nisur nga numri i lartë i aksidenteve me pasojë vdekjen, policia e shtetit bëri të ditur se ka angazhuar të gjitha kapacitetet, si njerëzore ashtu dhe logjistike, për të parandaluar tragjeditë rrugore, të cilat shtohen gjatë çdo sezoni veror. Numri i patrullave është shtuar kryesisht në akset kombëtare, por shërbimet janë përqendruar edhe në zonat e banuara. Patrullat janë pajisur me radarë ne versionin ?automatik? për të zbuluar drejtuesit e mjeteve që tejkalojnë limitet e shpejtësisë. Ata janë vendosur në akset Tiranë - Elbasan, Durrës - Kavajë, Maminas - Gjiri i Lalëzit, Milot - Mirditë, Milot - Lezhë, Elbasan - Peqin, Elbasan - Librazhd, Fier - Vlorë dhe Fier - Tepelenë. Për t?i ardhur në ndihmë policisë rrugore, në disa akse rrugore kryesore, janë angazhuar edhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë si dhe patrullat e rendit.

Share This Video


Download

  
Report form