Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve urbane në Fier.
Një tym gjigant ka përfshirë të gjithë zonën përreth, teksa qendra ton mbetje janë përfshirë nga flakët.
Një pjesë e mirë e lagjes ?Sheq i Madh? si dhe disa pallate të lagjes ?8 shkurti? janë mbuluar nga tymi i zi.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar zjarrfikëset si dhe autobotë të bashkisë.
Tymi si dhe era e keqe kanë krijuar probleme në lëvizjen e automjeteve në rrugën nacionale Fier-Lushnje.