Fusha e mbetjeve ne Fier “bombe” mjedisore

RTV KLAN 2018-05-09

Views 17

Ka dy vjet që është shpallur zyrtarisht por faktikisht kjo fushë mbetjesh po i vret fierakët prej dhjetë vitesh.

Emergjenca mjedisore e deklaruar në këshillin bashkiak nënkupton se tani çdo ngarkesë me mbetje urbane që vjen nga qyteti dhe rrethinat nuk ka asnjë mundësi për t?u menaxhuar.

Gramoz Binjaku, specialist mjedisi: ?Ndërmarrja e pastrimit në Bashki pjesa ku thotë nuk ka asnjë kapacitet për të hedhur mbetjet?.

Çdo ditë grumbullohen 200 tonë mbetje urbane. Ato thjesht hidhen aty dhe dekompozohen nga faktorët klimaterikë. Nga ky proces ndotet ajri dhe ujërat nëntokësorë.

Bashkia e Fierit tentoi dy herë të ndërtojë një impiant mbetjesh por u përball me kundërshtimin e banorëve në zonat përkatëse. Në këto kushte është e paqartë se si do të zgjidhet problemi i menaxhimit të mbetjeve ndërsa këto të fundit kërcënojnë çdo ditë shëndetin 200 mijë banorëve.

Share This Video


Download

  
Report form