Kundërshtarët e Lulzim Bashës në PD paralajmërojnë prezantimin e një pakete ndryshimesh në statutin e kësaj force politike në vjeshtë.
Përmes një deklarate të shpërdarë për mediat, rivalët e Bashës kanë shprehur nevojën për demokratizimin e brendshëm të PD-së.
"Ne do të punojmë si një lëvizje e strukturuar brenda partisë me një platformë të qartë politike dhe në muajin shtator do të paraqesim një projekt-statut të ri për t'u vendosur më pas nga Kongresi i Jashtëzakonshëm i Partisë Demokratike jo më vonë se fundi i vjeshtës së këtij viti", thuhet në deklaratën e grupit anti-Basha.