Report TV - Kodi Penal, prokurorët padi në Kushtetuese, dorëhiqet Kristo

Report TV 2017-08-02

Views 0

Pas gjyqtarëve edhe prokurorët i drejtohen Gjykatës Kushtetuese duke kërkuar shfuqizimin e ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale i cili ka hyrë në fuqi më 1 gusht 2017.

Ky Kod i cili ka vetëm 24 orë që ka hyrë në fuqi kundërshtohet nga Unioni i prokurorëve të Shqipërisë të cilët në padinë e tyre kundërshtojnë 7 nene mes tyre dhe atë të krijimit të gjyqtarit të hetimeve paraprake.

Deri 24 orë më parë ishte prokurori që vendoste për të dërguar apo jo cështjen në gjyq dhe të vlerësonte provat e mbledhura nga hetimet, ndërsa me ndryshimet e bëra është gjyqtari i hetimeve paraprake ai i cili vlerson veprimet e bëra nga prokurori i çështjes.

Një tjetër pikë që kundërshtohet nga padia e prokurorëve është dhe neni 182, i cili detyron prokurorin që nëse vendos të pushojë cështjen apo mbyll hetimet brënda pesë ditëve duhet të njoftojë më shkrim personat e përfshirë në këtë hetim.

Share This Video


Download

  
Report form