Vetëvendosjes i “rrjedhin” votat, Bajrami i bashkohet PDK-së - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-08-08

Views 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dy ditë para seancës konstituive të parlamentit të Kosovës, kanë filluar rrjedhjet e votave nga Vetëvendosje drejt koalicionit PAN, i cili ende nuk i ka numrat e mjaftueshëm për zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit.



Misim Bajrami e ka braktisur Vetëvendosjen për t?ju bashkuar Partisë Demokratike të drejtuar nga Kadri Veseli. Ai e ka justifikuar largimin me pakënaqësinë qe ka shkaktuar qeverisja e Shpend Ahmetit si kryetar i komunës së Prishtinës.



Ahmeti ka reaguar menjëherë në një status në Facebook, duke shkruar se Kadri Veseli po i nxjerr njerëzit e fundit nga sipërfaqja. Më herët, Vetëvendosje ka denoncuar përpjekjet qe, sipas saj, po bën koalicioni PAN për blerjen e deputetëve, me qellim qe te beje numrat e nevojshëm ne Parlament.



Seanca për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dështoi për dy ditë me radhë, dhe përpjekja e radhës do te jete te enjten. PDK-AAK-NISMA kane kërkuar që të përfshihet në të njëjtën procedurë, zgjedhja e kryeparlamentarit dhe ajo e kryeministrit.

Share This Video


Download

  
Report form