Ilir Qafa, drejtori i Shërbimit të Provës në Ministrinë e Drejtësisë në një prononcim për mediat pas skandalit të byzylykëve u shpreh se institucioni vendosi që t?ia linte firmës private për të shmangur shtimin e hallkave të tepërta burokratike për procesin.
?Sipas ligjit kanë qenë dy opsione, të kryheshin nga institucioni ose kompania, është përzgjedhur kompania. Kontrata e fundit e ka ndjekur logjikën e përpjekjes së Shërbimit të Provës për shërbim cilësor.
Është vlerësuar nga Shërbimi i Provës që për të evituar hallkat burokratike që mund të krijonin vonesë për urdhrat e prokurorëve të implementohet përmes kompanisë për atë qëllim.
Kompanisë nuk i kanë kaluar me firmën time byzylykët, ka një grup pune që është ngritur për të monitoruar kontratën, pjesë e tij është edhe stafi i Shërbimit të Provës. Është vlerësuar për efekte ajo që përmenda, që të operohet nga kompania e kontraktuar dhe përfiton në terma shpejtësie? deklaroi ai.