Ish-kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume në një lidhje telefonike për Report Tv shprehet se ministrat teknikë e përfunduan misionin e tyre, por duhet të rrinë në detyrë, qoftë edhe formalisht deri në krijimin e qeverisë së re, ndërsa përsa i përket raportit të teknikëve shton se ata nuk mund të vlerësojnë zgjedhjet pasi janë pale ne proces.
?Dorëheqja është një akt personal, por për aktin konkret kemi të bëjmë me zbatimin e një marrëveshjes së 18 majit për zgjedhjet.
Me ç?duket misionin i tyre ka përfunduar dhe në pajtim me atë që është rënë dakord nuk vijojnë të qëndrojnë më.
Një ministër pavarësisht emërtimit, teknik apo jo, ka vetëm një nocion, kur ndodhemi në situatën pas përfundimit të zgjedhjeve dhe kohës së duhet për mbledhjen e Kuvendit të ri, sipas kushtetutës ministrat duhet të qëndrojnë në detyrë deri në zgjedhjen e krijimin e qeverisë së re, pavarësisht se mund të deklarohen apo jo për dorëheqje.