Serbia tërheq diplomatët nga Shkupi - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-10-24

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Serbia ka tërhequr stafin e saj diplomatik nga Ambasada në Maqedoni dhe dyshohet se arsyeja mund te jete Kosova. Televizioni serb b92 raporton se sipas agjencisë ruse ?Sputnik? qeveria maqedonase ka hartuar nje propozim per te mbështetur kërkesën e Prishtinës per t?u bere pjese e Unescos dhe kjo është nje prej arsyeve pse Ministria e Jashtme vendosi te tërheqë stafin diplomatik nga Shkupi. Por ende nuk ka asnje arsye zyrtare nga Beogradi per kete lëvizje. Ne reagimin e pare presidenti serb Aleksander Vuçiç sqaroi se ky vendim erdhi per shkak te shume veprimeve fyese kundër autoriteteve dhe institucioneve te Serbisë. Sipas presidentit Vuçiç ka prova te mjaftueshme per kete nga Agjencitë e Shërbimeve Inteligjente. Edhe kryeministrja serbe Ana Bernabiç ka komentuar para gazetareve tërheqjen e diplomateve nga Shkupi. Shefja e ekzekutivit serb theksoi se është konsultuar me presidentin Vuçiç e ministrin Daçiç dhe nuk behet fjale per nje çështje te vogël. Kryeministrja e Serbisë nuk dha me shume detaje por njoftoi se ministria e jashtme do te kete nje njoftim te plote per situatën. Mediat maqedonase njoftuan se ambasadorja Dushanka Divjak-Tomiç dhe pjesa tjetër e personelit, janë larguar te dielën drejt Beogradit. Njoftim ky I konfirmuar nga ministria e punëve të jashtme te Maqedonisë, e cila deklaroi se nuk i njeh arsyet e këtij vendimi, por institucionet maqedonase po marrin masa shtese per sigurinë e ambasadës se Serbisë ne Shkup.

Share This Video


Download

  
Report form