http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Deklarata e kongresmenit amerikan Dana Rohrabacher dhene ne intervistën per Vizion Plus një dite me pare se kufijtë e Maqedonisë duhet te ndryshojnë, ka alarmuar Shkupin zyrtar. Ministria e Jashtme maqedonase përmes ambasadës se Maqedonisë ne Uashington, ka kërkuar qe Departamenti Amerikan i Shtetit te japë nje qëndrim lidhur me komentet per ndarjen e vendit, qe sipas saj nxisin retoriken nacionaliste. Ne deklaratën e ministrisë se Jashtme theksohet: ?Kongresmeni është anëtar i Komitetit për punë të jashtme dhe kryetar i Nënkomitetit për çeshtje europiane. Qëndrimet e shfaqura prej tij shkaktojnë shqetësim të madh në Maqedoni dhe rajon. Ato nxisin retorikë nacionaliste tek fqinjët dhe na kthejnë në të kaluarën?. Ministria kërkon qe Departamenti i Shtetit te largojë çdo dilemë rreth qëndrimeve të shfaqura nga kongresmeni dhe te konfirmojë politikën e saj ndaj Maqedonisë dhe Ballkanit. Në intervistën për Vizion Plus Rohrabacher, një prej njerëzve më me peshë në Dhomën e Përfaqësuesve, tha se Maqedonia nuk është shtet dhe kosovaret e shqiptaret duhet te bëhen pjese e Kosovës, pasi kurrë nuk do te mund te shkojnë mire me maqedonasit. Ai propozoi qe pjesa tjetër e Maqedonisë të bëhet pjesë e Bullgarisë apo e çdo vendi tjetër, me të cilin pretendon te kene lidhje.