Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në mbyllje të sezonit të plazhit, pushuesit që kanë zgjedhur bregdetin e Durrësit për të kaluar pushimet verore shprehen të pakënaqur me higjenën në vijën bregdetare.
Si duket dhe nga një vëzhgim i bërë nga Ora News, papastërtia mbizotëron përgjate bregut të detit nga ura e Dajlanit deri në afërsi të sektorit Iliria.
Sipas pushuesve, ndërmarrja e pastrim-gjelbërimit e ushtron shumë rrallë aktivitetin e saj përgjatë bregdetit, duke bërë që një pjesë e mirë e rërës të mbulohet nga leshteriku dhe mbeturinat.
Megjithatë edhe në këto ditë të fundit të gushtit, vija bregdetare e Durrësit duket mjaft e frekuentuar.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/fundi-i-sezonit-pushuesit-ankohen-per-higjenen-e-bregdetit/