Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në qarkun e Fierit, gjatë stinës së verës janë regjistruar 356 raste zjarresh. Për pasojë janë djegur me dhjetra hektarë me pyje dhe pemë frutorë.
Në lidhje me këtë situatë, prefekti i qarkut Vasil Bregu zhvilloi një takim me përfaqësues të bashkisë dhe policisë.
Për përballimin e emergjencave, Bregu kërkoi një bashkëpunim më intensiv mes institucioneve.
Në qendër të takimit ka qenë dhe aksioni kundër ndërtimeve pa leje, për të cilin prefekti tha se nuk synon terrorizmin e qytetarëve por orientimin e tyre drejt rrugës ligjore.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/deme-te-konsiderueshme-nga-zjarret-356-raste-ne-fier-gjate-veres/