Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Parku i Llogarasë, Karaburuni e Zvërneci janë evidentuar si zona me rrisk të lartë në planin e Shërbimit zjarrfikes të Vlorës. Verën e kaluar helikopterët ishin shpëtimtarët e pyjeve në zonat ku ndërhyrja është e vështirë për shkak të terrenit.Ndërkohë në qytet, infrastruktura dhe parkimet janë problematika kryesore me të cilën përballet shërbimi zjarrfikës në Vlorë.
Parku i Llogarasë, Pish Poro, Karaburuni dhe Zvërneci janë zonat me rriskun më të lartë të zjarreve gjatë muajve të verës në territorin e Bashkisë Vlorë.
Luan Kapaj, Shefi Zjarrfikesës Vlorë: Ne këtë zona që janë parqe kombëtare i kemi futur në rrethin tonë për t'i mbrojtur dhe për të ndërhyrë në rast të situatave të zjarreve.
Shërbimi Zjarrfikës ka hartuar një plazh masash për menaxhimin e situatave, por terrenet e vështira dhe të largëta nuk mund të arrihen me 5 autobotët që kanë në dispozicion zjarrfikësit e Vlorës
Verën e kaluar zgjidhja ishte përdorimi i helikopterëve.
Luan Kapaj, Shefi Zjarrfikesës Vlorë: Shërbimi zjarrfikës ka një taktikë që me marrjen e një njoftimi për një emergjencë ndërhyn për ta kapur vatrën e zjarrit sa më të vogël që mos marrë përmasa të mëdhaja.
Infrastruktura rrugore dhe parkimet e automjeteve shpesh herë të gabuara janë ndërkohë problematika e përditshme me të cilën përballen zjarrfikësit e vlorës
Luan Kapaj, Shefi Zjarrfikesës Vlorë: U bëjmë thirrje të gjithë përdoruesve të rrugëve ti hapin rrugën zjarrfikësve.
Këto probleme vonojnë ndërhyrjen e shërbimit zjarrfikës duke sjelle pasoja por që fatmirësisht deri më tani në vlorë kane mbetur vetëm materiale dhe jo njerëzore.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/zjarret-e-veres-llogaraja-karaburuni-dhe-zverneci-zona-me-rrisk-te-larte