Report TV - Drejtësia në favor të Kasemit si u “favorizua” nga sistemi

Report TV 2017-10-24

Views 0

Fadil Kasemi arriti t'i shpëtonte mjaft mirë sistemit të drejtësisë duke qëndruar vetëm 1 vit e 6 muaj në burg, pavarisht se tentoi të vriste bashkëshorten në vitin 2015.

Vrasësi i gjyqtares Fildes Hafizi duket se u favorizua nga i gjithë sistemi i drejtësisë.

Po t'i referohemi kronologjisë që nga tentativa për ta vrarë deri tek vrasja e gjyqtares, del në pah dështimi i plotë i të gjitha institucioneve të drejtësisë shqiptare duke nisur nga organi më i lartë Këshilli i Lartë i Drejtësisë.

19 korrik 2015
Në 19 korrik të 2015-së Fadil Kasemi u arrestua pasi kishte dhunuar bashkëshorten e tij, ndërkohë që kishte tentuar disa herë të nxirrte pistoletën për ta qëlluar. Por ai nuk u akuzua për ?Tentativë Vrasje?, por për ?Plagosje? dhe ?Armëmbajtje pa leje?.

Report TV ka siguruar njoftimin e Policisë të 2015-së, ku bënte me dije se Fadil Kasemi kishte dhunuar ish bashkëshorten.

Në referimin që ka bërë në Prokurori, Policia e akuzonte Kasemin vetëm për plagosje dhe armëmbajtje pa leje dhe jo për tentativë vrasje. Nga ana e tij edhe Prokurori Ylli Dhimitri është mjaftuar vetëm me provat që i kishte çuar Policia.

Share This Video


Download

  
Report form