Krijimi i institucioneve të reja të drejtësisë është futur në ngërç për shkak të ngeljes së gjyqtarëve e prokurorëve në procesin e vettingut dhe në situatën ku përfaqësuesi i prokurorisë së përgjithshme Rovena Gashi në KED është e pezulluar nga Arta Marku për fshehje pasurie. Vecc Keshillit të Prokurorisë dhe Gjyqësorit, KED mban peng edhe kandidatët e rinj për Gjykatën Kushtetuese.
Ngelja e gjyqtarëve e prokurorëve në procesin e vettingut dhe hetimi ndaj prokurores Rovena Gashi njëherazi anëtare në këshillin e emërimeve në drejtësi, ka future në ngërc ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë përfshi dhe vetë funksionimin e KED e cila do të shërbente për ngritjen e këshillit të lartë gjyqësorë dhe atë të prokurorisë.
Sipas ligjit 115/2016 për organet e qeverisjes në drejtësi KED në kapitullin dy të këtij ligji përbëhet nga 9-të anëtarë pjesë e sëcilës është dhe përfaqësuesi i prokurorisë së përgjithshme.
Ky këshill ka të përzgjedhur aktualisht 11 anëtarë mes tyre 9 fiks dhe tre zëvëndësues.