Report TV - Vëllai i Ballistit: Shteti duhet të ndërhyjë,të bllokojë ekstradimin

Report TV 2017-10-24

Views 0

Vëllai i Ismail Morinës pas vendimit të Gjykatës së Lartë të Kroacisë që vendosi ekstradimin drejt Serbisë, në një lidhje për Report Tv shpreh zemërimin, ndërsa kërkon lobimin e qeverisë shqiptare që të bllokojë ekstradimin.

?Pritet me indinjatë dhe zemërim lajmi për ekstradimin e Ismailit, qeveria shqiptare të lobojë fuqishëm, të ndalojë ekstradimin e tij në Serbi? shprehet Xhevahir Morina.

Gjykata Supreme e Kroacisë vendosi që Ismail Morina të ekstradohet në Serbi për t?u gjykuar për ngritjen e dronit para tre viteve në ndeshjen mes Serbisë dhe të Shqipërisë.

Gjykata e Lartë e Kroacisë konfirmoi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Dubrovnikut dhe rrëzuar ankimin e avokatit duke i hapur rrugën ekstradimit të shqiptarit.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS