“Zbutja e kryeneçes” flet shqip në Kinë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-10-24

Views 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shfaqja ?Zbutja e kryeneçes? është realizuar 27 vite më parë në Teatrin Kombëtar. Në po të njëjtën sallë, aktorë të tjerë u rikthyen që ta risjellin për publikun shqiptar me skenografi, kostume e kast të ri aktorësh. Një vit më parë, regjisorja Elma Dorezi e riktheu Shekspirin, e thuajse 3 dekada më pas kjo shfaqje përzgjidhet përfaqësuesja e Shqipërisë në festivalin ndërkombëtar të teatrove që këtë vit realizohet në Kinë.

Megjithatë, shfaqja e një viti më parë, prezantuar publikut shqiptar në Kinë do të pësojë ndryshime. Emra të rinj i bashkohen kastit që do të ?Zbusë Kryeneçen? në Kinë. Por, jo vetëm kaq. Ndryshime ka edhe në elementët e tjerë regjisorialë, që tanimë i përshtatet edhe një publiku që nuk e flet apo e shijon veprën në shqip. Nën regjinë e Elma Dorezit do të vijë edhe shfaqja e parë e kalendarit të ri artistik të Teatrit Kombëtar. Këtë herë, një komedi shqiptari, ?Vdiq Mbreti, Rroftë Mbreti?. Duket se ky është sezoni më i mirë i regjisores, që tërhoqi publikun me Shekspirin, që pret shumë kritika nga festivali ndërkombëtar i teatrove dhe që do të çelë sezonin në Teatrin Kombëtar me një komedi shqiptare.

Share This Video


Download

  
Report form