Shkollat me probleme dhe pa kushte janë në çdo qark të vendit.
Nuk janë vetëm fshatrat thella, por edhe në mes të qyteteve ka shkolla të cilat janë me kushte skandaloze.
Një shkollë me shumë probleme është edhe ?Isuf Ferra? në lagjen 14, në Shkozet të Durrësit.
Prej shumë vitesh kjo shkollë nuk ka parë ndonjë ndërhyrje për rikonstruksion.
Në këtë institucion ndjekin mësimet 540 nxënës dhe 60 parashkollor.
Pamja që të ofron shkolla le shumë për të deshiruar, dyert e klasave janë të rrënuar në shumë raste nuk ka as xhama në dritare, laboratoret mësimore janë tejet të shkatërruar, bankat dhe karriget janë të shkatërruara.