Shkolla e mesme Babë Dudë Karbunara në Berat është thuajse jasht funksionit të saj, pasi kushte në të janë tërësishtë të papranueshme. Shkolla është rikonsturktuar pak kohë më parë, ndërkohë që tani ajo është e pushtuar nga lagështira. Në lidhje me këtë problem ka reaguar Bashkia e Beratit. N/Kryetarja e Bashkisë shprehet se është bërë projekti, por nuk ka fonde për ta ndërtuar një shkollë të re.
Report TV gjatë paraditës së martë ka transmetuar live problematikën në lidhje kushtet e këqija në shkollën e mesme Babë Dudë Karbunara në Berat. Kjo shkollë është ndërtuar në vitet 60. Por në vitet 2003-2004 është bërë rikonstruksioni total i saj. Ndërkohë që kjo shkollë gjatë fillim të vitit ka shfaqur probleme në strukturën e saj. Në klasa duken qartë që mbizotëron lagështia dhe myku, ku janë prezente në të gjthë ambjentet e shkollës. Suvaja e tavanit bie gjithandej duke rrezikuar jetën e nxënësve. Drejtuesit e shkollës thonë se kanë kërkuar ndërhyrje për riparim.
Llazar Palla, drejtor i gjimnazit, shprehet: ?Shkolla nuk ka nevojë vetëm për rehabilitim të ambienteve të brendshme, por të ribëhet nga e para. Kemi filluar të sajojmë mjedise për të bërë mësim?.