Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
MAS nuk ndryshon formulën e pranimeve në universitet për fazën e dytë që nis në 23 shtator, ajo do të mbetet e njëjtë si në fazën e parë megjithëse MAS pati në tavolinë propozime konkrete nga ana e LSI për të zgjithur ngërçin e krijuar gjatë procesit. Gjatë takimit të zhvilluar me rektorët dhe maturantët, ministrja Nikolla tha se 75% e kuotave të universiteteve janë të lira, ndaj edhe ky raund do të fillojë sipas parimit meritë-preferencë.
Nikolla: 75% të kuotave në Universitetet Publike dhe sigurisht për të gjithë ju maturantët që do të aplikoni në raundin e dytë mbi të njëjtat parime të meritës dhe transparencës.
Për raundin e dytë MAS ka krijuar një portal për ti dhënë maturantëve mundësinë që të shohin në kohë reale renditjen dhe pikët dhe ndryshe nga faza e parë iu jepet mundësia të ndryshojnë preferencat.
Nikolla: Maturantë, keni të gjitha mundësitë që të rivlerësoni zgjedhjen tuaj falë transparencës së raundit të parë dhe të mundësoni që merita dhe preference të jenë fituese. Për ju që do të vijoni garën për kuotat e lira në universitete publike, ministria e Arsimit vë në dispozicion sistemin online ?portal i klasifikimit?. Portali do të jetë i disponushëm edhe nga telefoni. Ju do të logoheni me ID e maturantit do të konsultoni rezutatet e arritura në raundin eparë dhe nëpërmjet këtij informacioni do të keni më shumë mundësi për të përllogaritur mundësitë zgjedhjet për degët ku mund të aplikoni përpara se të nisni aplikimin e raundi të dytë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/formula-e-pranimeve-ne-universitete-burime-nga-mas-ska-ndryshime/