Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Të kesh një konflikt pronësie dhe t?i nënshtrohesh proçeseve gjyqësore duhet të pregatitesh për një periudhe të gjatë përballjesh në të treja shkallët e gjyqësorit. Avokatët thonë se gjyqet e pronësisë mund të zgjasin në më shumë se 10 vite dhe kjo për shkak të vendimeve abuzive që jepen nga njëra ose tjetra shkallë e gjykimit. Sipas tyre situata është bërë më shqetësuese pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve kushtetuese, ku shumë prej gjyqtarëve dhe prokurorëve që nuk do t?i nënshtrohen vetingut thuhet se po japin vendime abuzive.
Tiranë/ Qytetari: U lodha, kam tre vjet që vi zvarrë me këto gjëra.Duke mos e pasur asnjeri hipotekën për këto gjëra, vetëm unë për këto garazhet që kam.
Por rasti këtij qytetari nuk është i vetmi. Në gjykatën e Tiranës ka aktualisht 208 çështje që kanë si objekt konfliktet e pronësisë, që zënë 50% te totalit të proçeseve që janë në shqyrtim.
Por ndërsa nisin rrugën ligjore për të gjetur të drejtën dhe fituar pronësinë, proçesi nuk dihet se kur ka nje fund.
Avokati, Ndue Pjetra, i cili është njëkohësisht edhe kreu i Shoqatës së Avokatëve Antikorrupsion thotë për Ora News se çështjet zvarriten në të gjitha shkallët e gjyqësorit dhe kjo ndonjëherë edhe për shkak të korrupsionit.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/gjykatat-dynden-nga-pronat-proceset-zgjasin-mbi-10-vjet/