Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kompanitë e sigurimeve në vend janë gjobitur përkatësit me 1 milion lekë për rritjen e çmimit të sigurimeve me rreth 25% disa javë më parë.
Vendimet janë publikuar në faqen zyrtare të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, por vlera e gjobave nuk është bërë zyrtare.
Nga burimet mësohet se pas një mbledhje të gjatë, ky institucion ka vendosur për masat administrative të marra për kompanitë, të cilat rritën në mënyrë të menjëhershme çmimin e sigurimit pa njoftuar.
Megjithatë, ekspertët i vlerësojnë qesharake këto gjoba krahasuar me fitimin e kompanive çka mund të mos sjellë parandalim të një tjetër rritje nga kompanitë.
Vetëm pak ditë më parë, një hetim për tregun e sigurimeve ka nisur edhe nga Autoriteti i Konkurrencës Paraprakisht ky institucion vlerëson se kompanitë mund të kenë realizuar marrëveshje të ndaluar duke qenë se kanë sjellje të njëjtë, në të njëjtën kohë kur bëhet fjalë për rritjen e çmimit të siguracioneve.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/amf-penalizon-kompanite-per-rritjen-e-sigurimeve-te-makinave/