Ora News - Kompanitë fantazmë të bursave online, AMF kërkon ndërhyrjen e institucioneve

Ora News Lajme 2018-05-30

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare ka kërkuar ndërhyrjen e Shërbimit Informativ, të Tatimeve dhe të Policisë së Shtetit për të identifikuar kompanitë fantazmë të bursave online.

Dyshohet se në Shqipëri operojnë rreth 80 subjekte brokerimi ndërkohë që vetëm 3 prej tyre janë licensuar.

Gjatë diskutimeve në komisionin e Ekonomisë kreu i AMF-së, Ervin Koçi, ngriti shqetësimin për situatën e krijuar ku shqiptarët rrezikojnë miliona euro në vit, teksa subjektet shërbejnë dhe për pastrimin e parave

Koçi: Ka qenë gjithë angazhimi dhe shkresat zyrtare ua kam vënë në dijeni policisë së shtetit, të gjitha institucioneve. Në shkresën e fundit para një muaji kam kërkuar të mblidhemi të gjithë institucionet që të kemi një plan konkret veprimi.

Problemi është se mashtrojnë qytetarë të huaj dhe nesër nga institucionbet ndërkombëtare mund të kthehet në një problem nëse mund të shërbejë për pastrim parash.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kompanite-fantazme-te-bursave-online-amf-kerkon-nderhyrjen-e-institucioneve

Share This Video


Download

  
Report form