Gjykata le në burg Veli Dervishin që masakroi gruan - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-03-08

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Veli Dervishi qe masakroi gruan e tij me sëpate, do të qëndrojë në burg. Ka qenë ky vendimi i Gjykatës së Krimeve të Rënda për 73-vjeçarin, i akuzuar për ngjarjen e ndodhur në plazhin e Golemit tre ditë më parë. Vetë i pandehuri e pranoi krimit para prokurorit të çështjes, duke theksuar se motivi kryesor ka qenë xhelozia. Edhe pse ishte ne gjendje të rënduar psikologjike, Veli Dervishi tregoi para relatores Luljeta Muça se, prej vitit 2000 kishte tentuar te divorcohej nga gruaja e tij dhe gjithçka ndodhi ne gjaknxehtësi e sipër. I moshuari madje ka kërkuar mëshirë për krimin e kryer.Pavarësisht se ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësi, 73-vjeçari mund të dënohet deri ne 35 vite burgim për akuzën e vrasjes në familje. Ndërkohë, akuza kërkoi që në ditët në vijim, autori t?i nënshtrohet një ekspertize për të parë gjendjen e tij psikologjikë.

Share This Video


Download

  
Report form