“Jo vetingut në Kushtetuese” - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-03-08

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rritet presioni ndërkombëtar ndaj vendimit të Partisë Demokratike për të goditur Vettingun në Gjykatën Kushtetuese. Pas ambasadorit amerikan Donald Lu, edhe ish-Drejtori për Ballkanin Perëndimor në Drejtorin e Zgjerimit në KE Pierre Mirel, e konsideron si të padobishëm një hap të tillë.?Unë nuk ndjek në detaje ecurinë e politikës shqiptare, por ka diçka që unë nuk e kuptoj, nëse Kushtetuta është ndryshuar për të lejuar reformën në sistemin gjyqësor, përse këtë ligj, i cili është pjesë e kësaj reforme, ta apelosh në Gjykatën Kushtetuese.??Në intervistën për Vizion Plus, Mirel vlerëson me nota pozitive konsensusin për votimin e ndryshimeve kushtetuese, të cilat sipas tij, Brukseli i ka vlerësuar si çështjen prioritare me të cilën duhej marrë politika. E teksa data për publikimin e progresraportit po afron, Mirel pranon se vendi ka shanse për të marrë rekomandimin për çelje të negociatave.?Të ecësh përpara nuk është thjeshtë e rëndësishme për qeverinë, ky është një projekt kombëtar. Mbaj mend disa vite më parë që Parlamenti shqiptar ka miratuar një rezolutë me konsensus të gjerë për procesin e integrimit europian. Fatkeqësisht gjatë viteve që pasuan ky konsensus nuk vazhdojë për këto reforma. Të bashkohesh me BE-në duhet të konsideruar një objektiv kombëtar dhe jo një objektiv i vetëm njërës palë. Ajo që është e rëndësishme, që kemi mësuar nga anëtarësimet e vendeve të tjera, ka të bëjë me nevojën të punojnë ngushtë me grupet e interesit, në varësi të negociatave për anëtarësim. Kjo për të evituar një mungesën e lidhjeve mes realitetit dhe punës në tavolinë. Mendoj se Shqipëria ka shanse për të çuar përpara në udhën e sa të integrimit dhe çeljeve të negociatave.?Si njohës i mirë i politikës shqiptare, dëshmitar për bashkëpunimet, por edhe konflikteve të saj, Mirel këshillon bashkëpunimin konstruktiv për zbatimin e reformave, pasi kjo është e vetmja mënyrë për të ecur drejt BE-së.

Share This Video


Download

  
Report form