Nis sot në të gjithë vendin viti i ri shkollor parauniversitar 2017-2018.
Janë rreth 495 mijë nxënës që sot do të nisin mësimin nga të cilët rreth 33 mijë nxënës do të ulen për herë të parë në bankat e shkollës.
Sezoni për ciklin 9-vjeçar përfundon në 2 qershor ndërsa në 14 qershor përfundon ciklin mësimor për shkollat e mesme
Një ditë më parë Policia e Tiranës bëri me dije se në të gjithë kryeqytetin do të angazhohen rreth 1200 efektiv policie.
Kreu i policisë Haki Çako bëri me dije se në çdo komisariat do të ketë në kohë reale komunikim me stafin pedagogjik të shkollave në zonë si dhe me prindërit e nxënësve të skeduar për sjellje që janë në kundërshtim me ligjin.