Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ekonomistë për ta gjetur veten në tregun e punës, apo një juristi duke besuar në ndryshimet me reformën në drejtësi-duket se këto janë dy arsye kryesore përse maturantët dynden në këto dy programe studimit.
Klark Kodra ka përfunduar gjimnazin me mesatare 9.4, fitoi në 10 programe studimi dhe ka zgjedhur Ekonomikun. Ai e sheh se degë të mundësive, në institucione apo biznese privat.
Klark Kodra: Ajo që preferoja unë më shumë ishte Ekonomia. Mendoj që tregu i punës do të jetë mjaft i hapur për një ekonomist.
Endri Gjoni, mbylli shkollën e mesme ?Sami Frashëri? dhe vendosi të ulet në auditoret e drejtësisë. Do të jetë pjesë e sistemit të drejtës, duke e quajtur këtë një mision në kohën kur flitet kaq shumë për reformën në drejtësi.
Endri Gjoni: Dola shumë mirë si në Anglisht si në Qytetari dhe kjo më bëri që ta fitoja drejtësinë dhe u regjistrova dhe nuk prita më. Reforma në drejtësi do t?u kthejë besimin qytetarëve, pasi do të kemi gjykatës dhe prokurorë të lirë.
Pavarësisht se dy të rinjtë nuk përjashtojnë mundësinë që një ditë edhe mund të largohet për studime më të thelluar jashtë Shqipërisë, kontributet e para duan ti japin në vendin e tyre.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ekonomik-apo-juridik-koni-ne-juridik-u-regjistruan-98-ekonomi-92/