Ora News - Koni: Universiteti në kolaps, paguhen punonjës që i është ndërprerë marrëdhënia e punës

Ora News Lajme 2018-05-11

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Rektori i Universitetit të Tiranës ka hedhur akuza mbi kancelarin dhe bordin e administrimit që sipas tij e kanë futur në kolaps funksionimin e universitetit.

Mynyr Koni: Ajo që ka ndodhur është që me miratimin e buxhetit 2017, kancelari dhe për pasojë bordi nuk kanë zhvilluar asnjë procedura duke penguar dhe duke kaluar në kolaps funksionimit e UT. Veprimet e tyre kanë qenë në shkelje të plotë të ligjit duke marrë rolin e punëdhënësit që në asnjë nen të arsimit të lartë, kancelari nuk ka të drejtën e punëdhënësit. Ashtu edhe bordi i administrimit në asnjë nen nuk ka të drejtë të emërojë ose shkarkojë punonjës të rektoratit të UT, por ligji i ka dhënë të drejtën të vetëm emërimin dhe shkarkimin e administratorit të universitetit.

Koni tha gjithashtu se paguhen punonjës që i është ndërprerë marrëdhënia e punës.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/rektori-koni-kancelari-dhe-bordi-i-administrimit-futen-ne-kolaps-universitetin

Share This Video


Download

  
Report form