Ora News – Linja e interkonjeksionit, Gjermania ndërmjetëson zgjidhjen

Ora News Lajme 2018-05-02

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Qeveria gjermane do të jetë ndërmjetëse në zgjidhjen e konflikit mes Serbisë dhe Kosovës për vënien në punë të linjës së interkonjeskonit 400 kv Kosovë- Shqipëri.
Me anë të një shkrese zyrtare Ministria e Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Ekonomik të Gjermanisë i është drejtuar Sekretariatit të Energjisë në Vjenë për zhbllokimin e situatës pas një bllokimi 2 vjeçar për shkak të ngërçit të krijuar me Serbinë.
Në njoftim thuhet se Qeveria e Republikës Federale të Gjermanisë, përfaqësuar nga Ministria e Zhvillimit dhe Bashkëpunimit Ekonomik i kërkoi Sekretariatit të Energjisë të lehtësojë negociatat midis Serbisë dhe Kosovë për të zgjidhur mosmarrëveshjet.
Ministria gjermane është veçanërisht e shqetësuar pasi mosmarrëveshjet po mbajnë peng investimet në sektorin e energjisë në rajon dhe po bllokojnë integrimin e tregut rajonal të energjisë në Ballkanin Perëndimor ndërsa sekretariati tashmë do të ndërmjetësojë zgjidhjen e mosmarrëveshjes midis dy qeverive.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/linja-e-interkonjeksionit-gjermania-ndermjeteson-zgjidhjen/

Share This Video


Download

  
Report form