Report TV ishte në vendin ku u gjet kanabisi nga Policia, në grykëderdhjen e Semanit në Fier.
Siç duket edhe nga pamjet, mund të dallohet se në zonën përreth ka ende kanabis i cili ka rënë për shkak se janë çarë pakot.
Drogë ka ende në rërë, pavarisht se operacioni I Policisë për mbledhjen e saj ka përfunduar.
Policia thotë se operacioni është në zhvillim e sipër, ndërkohë që një prej të arrestuarve, i moshuari italian, nuk ka pranuar se merrej me trafik droge.