Ora News - Tragjedia, ekspertiza: Trinjakët e vetëm në shtëpi ishin djegur

Ora News Lajme 2018-05-02

Views 4

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Trinjakët trevjeçarë kanë ndërruar jetë si pasojë e djegies.
Ekspertiza mjeko ligjore thotë se vdekja e fëmijëve ka ardhur nga karbonizimi i trupit, informon gazetari i Ora News, Leonidha Musaj.
Trinjakët ishin mbyllur me çelës, në dhomën e gjumit ndërsa e ëma kishte shkuar për të marrë dy vajzat e saj më të mëdha në shkollë.
E ëma kishte kyçur edhe shtëpinë dhe kishte shkuar të merrte vajzat në shkollë pasi po binte shi.
Ngjarja ndodhi dje rreth orës 17: 30 minuta në fshatin Romanat të Durrësit.
Fëmijët kanë bërtirut për ndihmë, por fqinjët e kanë pasur të pamundur t?i ndihmonin pasi nuk mund të hynin në banesë.
Kur policia dhe reparti zjarrfikës kanë mbërritur në vendngjarje ka qenë shumë vonë për fëmijët.
?Efektivët dhe forcat zjarrfikëse kanë dëmtuar dyert për të hyrë në banesë por për fëmijët nuk kanë mundur të bënin asgjë. Ata i kanë gjetur fëmijët të karbonizuar në tokë. Ishte një pamje vërtet tragjike? informon gazetari i Ora News Leonidha Musaj.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/tragjedia-ekspertiza-trinjaket-e-vetem-ne-shtepi-ishin-djegur/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS