Report TV - Zjarri te Biblioteka, u dogjën 3308 tituj dhe 748 formate gazetash

Report TV 2018-05-02

Views 1

Drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare, Persida Asllani flet për pasojat e zjarrit që ra në ambientet e saj në muajin mars.

Zjarri ka shkrumbuar 3 308 njësi bibliotekare, nga të cilat 748 njësi janë formate gazetash. Gazetat dhe revistat e djegura datojnë nga vitet 1905, 1930, 1950 etj.,

Drejtoresha e Bibliotekës theksoi se dëmet janë të konsiderueshme, por shtoi se një pjesë e mirë e titujve të djegur do sigurohen përmes kopjimit nga bibliotekat e tjera.

?Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë konfirmon se nuk janë prekur as baza elektronike e të dhënave kombëtare, as mjediset ku ruhet fondi i veprave të rralla, as arkivi i librit të periodikut shqip, çka do të thotë se asnjë prej titujve të dëmtuar nga zjarri në kuptim të përdorimit, nuk rrezikon të jetë zhdukur përgjithmonë.

Kemi mundesi te sigurojme te gjitha kopjet nga biblioteka jonë. Janë djegur tre rafte të mëdha me libra", tha Asllani.

Asllani shtoi se Biblioteka Kombëtare aktualisht gjendet para krizës së hapësirave dhe mbivendosjes së funksioneve, ndërsa si zgjidhje shihet ndërtimi i një godine të re posaçërisht për Bibliotekën Kombëtare.

?Si një zgjidhje afatgjatë ne shohim themelimin e një Biblioteke për qytetin e Tiranës me mbështetjen e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë, e cila vë në dispozicion të Bibliotekës së ardhshme një sasi të konsiderueshme librash, të cilat që nga ky moment nuk ka pse shërbehen në Bibliotekën Kombëtare, por i kalojnë në përdorim qytetarëve të Tiranës.

Share This Video


Download

  
Report form