http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mbledhja e kryesisë se PD nuk i qetësoi zërat kundër kryetarit Basha, përkundrazi. Paraditen e se premtes ish-nënkryetari i PD Astrit Patozi është takuar me dy prej figurave me me peshe ne PD, Ridavn Boden e Genc Rulin per te koordinuar qëndrimin pas mbledhjes se kryesisë, qe per te është një pasqyrë e shëmtuar e degradimit të kësaj force politike nën drejtimin e Lulzim Bashës.
?Dhe kjo jo thjesht se pati debat, sepse debatet dhe tensionet mund t?i ketë çdo forcë politike, por cilësia dhe përmbajtja është problem. Lulzim Basha mbrëmë tregoi se ka përqafuar tashmë një mentalitet Bolshevik, pra për t?i shtypur kokën menshevikëve, ku nuk pranohet që dikush të mendojë ndryshe në partinë e tij. Dhe kam përshtypjen që dje la të kuptohet se është I gatshëm dhe preferon më mirë një kasolle ku të jetë pronar I vetëm dhe të ketë hipotekë familjare se sa një grataçel dhe me aksionerë të tjerë.?
Patozi theksoi se është nje kërkese e anetaresise se Pd qe te zgjidhet kriza e përfaqësimit ne PD.
?Ne nuk kemi pritur aspak që Lulzim Basha të vepronte ndryshe, nuk na zhgënjeu aspak mbrëmë, por ne do t?I imponohemi sepse e ritheksoj është nevojë e dhjetëra mijëra demokratëve të revoltuar që refuzojnë lidershipin e Lulzim Bashës dhe ai herët ose vonë është I detyruar që ta pranojë këtë realitet. Partia Demokratike mund të jetë ndoshta e vetmja parti në botë e cila bën në fillim zgjedhjet dhe pastaj bën analizën. Sepse dje u la të kuptohet se nuk është problemi as kryetari I partisë dhe as lidershipi përgjegjës për humbjen, por janë anëtarët e partisë dhe Lulzim Basha e ka demonstruar këtë që do ta kërkojë përgjegjësinë tek anëtarët kur ka shkarkuar këshilltaren dhe sekretaren e grupit parlamentar të PD.?
Sipas Patozit refuzimi per te bashkuar PD nëpërmjet legalizimit te fraksioneve e ben Bashen përgjegjës per shkatërrimin e partisë.
?Në rast se Zoti Lulzim Basha nuk do ta pranojë këtë realitet sigurisht do të jetë përgjegjësi e tij jo vetëm për katastrofën elektorale të PD në zgjedhjet e fundit, por mbi të gjitha për shkatërrimin e asaj që ka mbetur nga kjo parti.?