Shantazhi në rrjetet sociale, sociologet: Shpesh te cenuarit drejt vetevrasjes

RTV KLAN 2018-05-02

Views 7

Rrjetet sociale, përveçse janë një mënyrë masive komunikimi, ato shpesh herë kthehen në një kërcënim për privatësinë e çdokujt.

Publikimi i fotove dhe videove të ndryshme, ku shfaqen momente intime, është kthyer në fobinë e çdo personi. Sociologët shprehen se ky fenomen shkakton një sërë problemesh emocionale tek të gjithë ata të cilëve u është cënuar privatësia.

Avokati Ibrahim Hani, i cili ka trajtuar disa çështje të tilla, shprehet se publikimi i këtyre fotove dhe videove është një shkelje ligjore. Sipas tij, njerëzit duhet të jenë të informuar për pasojat.

Tashmë njerëzit i druhen gjithkujt që mund t?i filmojë, me frikën se jeta e tyre private mund të dalë në rrjete sociale.

KLAN PLUS

Share This Video


Download

  
Report form