Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Urgjenca Pediatrike në Lezhë ka hapur mjedise të reja për t?u shërbyer një numri në rritje pacientësh të vegjël që i drejtohen çdo ditë spitalit rajonal. Me investimin e vetë spitalit dhe mbështetur nga biznese private, janë shtuar dhomat dhe krevatët si dhe janë përmirësuar kushtet e pritjes. Pediatria e Lezhës ka një fluks prej 12 mijë vizitash në vit, çka ishte i papërballueshëm me kushtet e mëparshme.
Spitali rajonal i Lezhës pajiset me urgjencë të re pediatrike. Investimi i realizuar me buxhetin e spitalit dhe mbështetjen e sektorit privat ka mundësuar thuajse dyfishim të kapacitetit.
Fluksi prej 12 mijë vizitash në një vit ishte i papërballueshëm me kushtet që kishte dhoma, e cila përdorej si urgjencë ndaj edhe ndërhyrja ishte e domosdoshme.
Shefi i pediatrisë, Mark Marku, thotë se kjo i shërben jo vetëm Lezhës, por edhe Mirditës e Kurbinit, të cilët gjatë natës nuk kanë shërbim pediatrik.
Drejtori i spitalit, Pashk Smaçi, premton se shërbimi për qytetarët do të jetë shumë herë më e mirë në mjediset e reja të urgjencës.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/shendetesi/pediatria-e-lezhes-permireson-kushtet-per-ndihmen-e-pare/