Tri ditë pasi Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale hapi konkursin për drejtuesit e rinj të spitaleve, Drejtori i Spitalit rajonal të Lezhës, i cili vjen nga radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim, nuk pranon të japë dorëheqjen.
I pyetur për këtë çështje, Pashk Smaçi është i prere kur thotë se refuzon ta ndërmarrë një veprim të tillë, duke e argumentuar një fakt të tillë.
?Ju unë nuk kam dhënë dorëheqje dhe as nuk do të jap dorëheqje, derisa unë të zëvendësohem, pasi unë nuk kam ardhur me një vullnet personal dhe as me ndonjë kërkesë personale. Unë do largohem në momentin kur shteti, qeverisja të vendosin një më të zotin, më të ditur, më të aftë se unë, atëherë do jem shumë i gatshëm të largohem?, tha Smaçi.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka shpallur hapjen e konkursit publik për drejtorët e spitaleve universitarë dhe rajonalë.