Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një ekspozitë jo vetëm me veprat dhe fotot e At Zef Pllumit ka qenë mënyra më e mirë për të sjellë në kujtesë figurën e shquar të atit franceskan, publicistit dhe atij që rroi për të treguar ferrin komunist, diktatorit më të egër në Shqipëri.
Me rastin e 10 vjetorit të ndarjes nga jeta, në Bibliotekën Kombëtare u mblodhën figura që e kanë njohur nga afër, por që edhe kanë studiuar veprën e tij.
Ministrja e Kulturës vlerësoi mendimin e At Zef Pllumit për të rrëfyer pa mllefe ferrin diktatorial. Ministrja Kumbaro iu referua hapjes së dosjeve për të thënë se qeveria ka në vëmendje misionin për të pastruar atë që ajo e quan themel të kalbur të së shkuarës.
Mirela Kumbaro: Këtij misioni i shërben nisma e hapjes së dosjeve të ish-sigurimit më në fund, të shtetit që e promovuam në fillim të vitit në fakt me hapjen e dosjes së Musine Kokalarit, të cilës tashmë i kemi botuar veprën e plotë. Te misioni shërben dhe ndërtimi i një itinerari që ne e kemi quajtur Rrugët e Kujtesës, të vendosur në prioritetet e politikës sonë kulturore si pikëtakim me të shkuarën për të mos u harruar. Por kësaj ideje i përket edhe projekti që nisi me hapjen e shtëpisë me gjethe dhe do ta vijojmë me rehabilitimin e burgut të Spacit.
Për drejtoreshën e bibliotekës, vepra e At Zef Pllumit është një vetëdije superior e të shkruarit dhe të dëshmuarit të asaj që ka ndodhur gjatë diktaturës.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/kultura/at-zef-pllumi-kleriku-qe-zgjodhi-te-rrefente-pa-mllef-ferrin-diktatorial/