Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Jo të gjithë e dinë, se në qytetin e Durrësit jeton një prej të fundit virgjera të betuara, ose Burrnesha, sic njihen ndryshe. Emrin e vërtetë e ka Diana, por ajo kërkon me ngulm që ta thërrasin Lali, në një bisedë me Ora News, për jetën e saj dhe barazinë gjinore, të cilën e mbështet, vetëm nësë eshtë e merituar.
Diana, qe ka zgjedhur të jetojë si burrë që prej moshës 17 vjeçare dhe kërkon ta thërrasin lali, është një nga burrneshat shqiptare që kanë bërë xhiron e botës përmes medis ndërkombëare.
Sic duket në këtë foto ka qenë një vajzë simpatike.
Diana: Më merr për femër ti mua?!
Sot pas afro 5 dekadash mban kravatë të kuqe, beretë e zezë dhe ka një shikim i ashpër.
Vite me parë Diana, apo lali, siç kerkon ta therrasin, zgjodhi formën më të vështirë për të arritur barazinë, por sot gratë i kanë të gjitha mundësitë që ta gjejnë rrugën me dinjitet dhe vetëvlerësim...
Në një bisedë të regjistruar në qytetin ku jeton, pohon se ndjehet edhe burrë edhe grua.
Diana: Me mua qan hallin një femër, qan hallin edhe një mashkull me mua.
Vendimi për të jetuar si burrë thotë se e ka marrë për t?i shpëtuar dominimit të meshkujve në një shoqëri patriarkale si kjo e jona.
Cmimi për t?u paguar është virgjëria.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/burrnesha-diana-virgjeresha-e-betuar-qe-zgjodhi-te-jetoje-si-burre