Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Komisioni parlamentar i Veprimtarisë Prodhuese do të nisë shqyrtimin këtë të martë të dekretit të ish-presidentit ku kërkohet rishikimi i projektligjit të importit të mbetjeve.
Më 14 tetor të vitit të shkuar, kreu i shtetit vendosi t?i kërkojë parlamentit rishikimin e disa neneve me argumentin se cenohej parimi kushtetues i një mjedisi të shëndetshëm.
Sipas Nishanit, lejimi i importit të mbetjeve gjeneron një ndotje shtesë në raport me popullsinë dhe territorin e vendit.
Po ashtu nënvizohet se drafti është në kundërshtim me parimet e kërkuara prej Bashkimit Evropian.
Vetëm një javë më parë kryetari i grupit parlamentar socialist ka bërë të ditur se ligji i importit të mbetjeve do të tërhiqet nga kuvendi dhe do t?i nënshtrohet një konsulte të gjerë me publikun.
Teksa nesër pritet që grupi parlamentar i PS të marrë dhe një vendim mbi hapat proceduralë që do të ndiqet në shqyrtimin e dekretit të presidentit.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ligji-per-mbetjet-neser-shqyrtohet-dekreti-i-presidentit-nishani/