Qeveria Rama 2 ka ?rizgjuar? një projektligj, i cili flinte në arkivat e Kuvendit që prej një viti, pasojë e të cilit është rritja e pashmangshme e çmimeve për të gjitha ilaçet. Fjala është për nismën e qeverisë Rama 1 për ndryshime në kushtet e koncesionit të pullave fiskale për ilaçet, që është miratuar që në vitin 2011 nga Ekzekutivi Berisha.
Kontrata koncesionare ndërmjet Ministrisë së Financave, si autoritet kontraktues, dhe shoqërive ?Sicpa Security Solutions, s.a.? dhe ?Sicpa Security Solutions, Albania?, sh.p.k., ?Për projektimin, financimin, dizenjimin, prodhimin dhe ngritjen e një sistemi për emetimin, shpërndarjen, gjetjen dhe monitorimin e pullave fiskale e të pullave të kontrollit të barnave?, është miratuar me ligjin nr.10381, datë 24.2.2011.