Report TV - Meta kthen në Kuvend koncesionin për rrugën Orikum - Dukat: Rriskon buxhetin

Report TV 2019-08-09

Views 1

TIRANË- Presidenti Ilir Meta nuk e ndal luftën e dekreteve. Një ditë pasi ktheu në Kuvend ligjin për rrugën Milot-Balldrem, ai ka kthyer edhe ligjin për projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugës ?Porti i jahteve ? By-Pass Orikum ? Dukat (ura e Shën Elizës)?. Sipas Metës ligji është miratuar duke cenuar konkurrencën e lirë dhe barazinë para ligjit dhe nuk parashikon një vlerësim të qartë ekonomik duke krijuar rrezik për cenim të financave të shtetit.

Kreu i shtetit thotë se ky projekt nuk ka një përllogaritje të saktë të efekteve të saj në ekonominë e vendit duke rriskuar buxhetin e shtetit dhe ekonomive familjare. Ai akuzon qeverinë dhe autoritetin kontraktor se kanë miratuar ligjin për të mbuluar shkeljet që bën ky projekt.

Ashtu si Milot-Balldrem edhe rruga Orikum-Dukat, ka qenë në fokusin e sulmeve të opozitës e cila e ka akuzuar qeverinë me ato argumente që presidenti i sjell duke arsyetuar kthimin e këtij ligji.

Share This Video


Download

  
Report form