Pas vrasjes së nënës nga babai tre ditë më parë, djali i çiftit Mekolli nga Pogradeci me inicialet E.M. 16-vjeç në një intervistë për REPORT TV nga Italia shprehet i ati i tij, Bashkim Mekolli meritonte dënimin me vdekje nëse ligji do të ekzistonte.
?Nuk do i them më baba. Pavarësisht se ligji me vdekje nuk ekziston, do thosha të dënohet me burgim përjetshëm? u shpreh ai.
16-vjeçari thotë se babai konsumonte alkool, ndërsa përveç nënës që e vrau me sqepar dhe thikë ka dhunuar edhe atë kur ishte në Shqipëri.
Djali tregon edhe herën e fundit kur i dëgjoi zërin nënës, para se Bashkim Mekolli ta vriste barbarisht.
Gjykata e Krimeve të Rënda dha sot masën e sigurisë arrest me burg për Bashkim Mekollin.