Ora News - Babai u vrau nënën në Ballsh, gjyshërit dhe daja kërkojnë kujdestarinë e fëmijëve

Ora News Lajme 2019-01-20

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Bedri Musta dhe Lumturi Musta, prindërit e autorit të vrasjes së bashkëshortes dhe kunatës, i janë drejtuar me një kërkesë Gjykatës së Fierit, ku kërkojnë kujdestarinë e fëmijëve.

Prindërit e Gazmend Mustës thonë se plotësojnë të gjitha kriteret për të marrë kujdestarinë dhe se kanë besim tek drejtësia për t'ua rikthyer fëmijët.

Të njëjtën kërkesë ka bërë edhe daja i fëmijëve, Gjyshmir Çaushaj.

Aktualisht, dy fëmijët e mitur përkatësisht 10 vjeç dhe 3 vjeç, ndodhet në fshatin SOS në Tiranë.

Krimi i rëndë ndodhi më datë 2 janar të këtij viti pas një grindje mes çiftit, ku mbetën të vdekura shtetas Gentjana Çaushaj, 31 vjeçare, si dhe motra e saj Merisa, 18 vjeçe.

Sherri mes bashkëshortëve që përfundoi në vrasje

Në familjen e Gazmend Mustës kishte ardhur motra 18 vjeçare e bashkëshortes për festat e fundvitit.

Sipas burimeve debati ka nisur kur bashkëshortja i ka kërkuar 34-vjeçarit që të shkonte pranë familjes së saj bashkë me të motrën.

Kjo kërkesë sipas të dhënave të para ka ndezur debatin, ndërsa 34-vjeçari nën ndikimin e alkoolit, ka qëlluar me thikë fillimisht kunatën, e cila kishte ndërhyrë për ti qetësuar, e më pas bashkëshorten e tij.

Krimi i rëndë ndodhi në sy të dy fëmijëve të mitur.

Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje, ku arrestoi autorin e vrasjes.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/babai-u-vrau-nenen-ne-ballsh-gjysherit-dhe-daja-kerkojne-kujdestarine-e-femijeve

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS